Presidentja e Kosovës gradon në gjenerallejtënant Komandantin e FSK-së

Prishtinë, 25 janar 2012 - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja  Atifete Jahjaga, sot, në një ceremoni të mbajtur në Presidencë, ka graduar gjeneralmajorin Kadri Kastrati në gradën Gjenerallejtënant.

Gjeneralmajori Kadri Kastrati, më 21 nëntor 2011, u emërua Komandant i ri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, nga Presidentja e Kosovës.

Sot me 25 janar 2012, Presidentja e Kosovës zonja Atifete Jahjaga, bazuar në kompetencat që ka me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë të Kosovës, dhe bazuar në Nenin 84, pika 12, dhe Nenin 5 (b) të Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe në shkresën e Ministrit të FSK-së, shpallë Dekretin, me të cilën gradohet komandanti Kadri Kastrati në gradën Gjenerallejtënant.

Me këtë rast Presidentja e përgëzoi gjeneral Kastratin për punën dhe për detyrat e rëndësishme që po bënë në ngritjen profesionale dhe drejtimin e FSK-së, duke u bazuar në respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve dhe rregulloreve që përcaktojnë organizimin dhe funksionimin e FSK-së, si kusht për të realizuar objektivat për një forcë moderne e profesionale sipas standardeve të NATO-s.

Për mua, dekretimi nga Presidentja Jahjaga, do të thotë shumë, sepse është edhe një obligim shtesë, është përgjegjësi më e madhe, për shërbim sa më të mirë, për përgatitjen e një force profesionale sipas standardeve të NATO-s. Unë do të angazhohem maksimalisht në realizimin e detyrave, për ngritjen dhe për profesionalizimin e FSK-së, tha në fund gjenerallejtënant Kadri Kastrati.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30