Komandanti i FSK-së gjeneralllejtënant Rrahman Rama mori pjesë në diplomimin e nënkolonel Ejup Maqedoncit në Kolegjin e Luftës në SHBA

Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, Komandanti i FSK-së mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në Kolegjin e Luftës, gjenerata 2019. Në këtë vit akademik nga Kosova ka diplomuar nënkolonel Ejup Maqedonci.                                                                                                

Komandanti i FSK-së fillimisht është takuar me Komandantin e Kolegjit gjeneral major John S. Kem, ku kanë diskutuar për rëndësinë e këtij institucioni në zhvillimin dhe edukimin e liderëve. Komandant Rama  në fjalën e tij është shprehur se: “Ishte kënaqësi të dëgjoj nga Komandanti i këtij kolegji lidhur me profesionalizmin dhe dedikimin e treguar nga studentët e FSK-së. Nënkolonel Maqedonci diplomoi  dhe magjistroi  me rezultate superiore, të vlerësuara nga Kolegji i Luftës. Unë si Koamnadnt i FSK-së jam krenar me vajzat dhe djemtë e FSK-së që po zhvillohen dhe edukohen në institucionet më prestigjioze të Ushtrisë Amerikane.  FSK-ja është e orientuar në ndërtimin e aftësive bazuar në doktrinën Amerikane, me qellim të ndërveprueshmërisë në të ardhmen”.                                                                              

Komandanti i FSK-së përmbylli vizitën e tij me takim dhe brifing në Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Kolegjin e Luftës.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30