Në FSK përfundoi seminari „Zhvillimi i Nënoficerëve Shtaborë’’

Në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë, sot përfundoi seminari me temën: „Zhvillimi i Nënoficerëve Shtaborë“ i cili u realizua në periudhën kohore 03-07.06.2019.

Ky seminar u mbajt nga një ekip ekspertësh i Gardës Kombëtare të Ajovës , të mbikëqyrur nga rreshter majori  Fails dhe rreshter majori i Forcës së Sigurisë të Kosovës  Genc Metaj.

Në ditën e përfundimit të këtij seminari, rreshter majori i FSK-së, Genc Metaj e vlerësoi lart rëndësinë e këtij seminari  për FSK-në në përgjithësi dhe  në veçanti për nënoficerët e FSK-së. „Ky seminar është mjaft i rëndësishëm për FSK-në, pasi që përgatit  nënoficerët shtaborë për pjesëmarrje në operacione të ndryshme, me fokus në ushtrime në vendkomandë dhe në procese vendimmarrëse ushtarake, duke  përfshirë të gjithë sektorët shtaborë”.

Të kënaqur nga mbarëvajtja e këtij trajnimi  u shprehen edhe trajnerët amerikanë, të cilët vlerësuan lart interesimin e pjesëmarrësve të FSK-së në trajnim për të përfituar sa më shumë nga eksperiencat amerikane.

Vlen të ceket se ky seminari ishte  në vazhdën e bashkëpunimit dypalësh me  Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  ku pjesëmarrës ishin 19 pjesëtarë nga njësitë e  FSK-së, të cilët gjatë një jave sa zgjati seminari shkëmbyen eksperienca të ndryshme.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30