Komandanti i Ushtrisë u prit në Departamentin e Shtetit dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës zhvilloi takime të ndara në Departamentin e Shtetit dhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama i shoqëruar edhe nga ambasadorja e Republikës së Kosovës  në SHBA, Vlora Çitaku, në Departamentin e Shtetit u priten në takim nga znj. Susan Falatko. Me këtë rast komandanti i FSK-së e njoftoi znj. Falatko për progresin e FSK-së në këtë fazë tranzicioni, mundësitë për rritje të bashkëpunimit në mes të dy vendeve mike me qëllim të vazhdimit të ndërtimit të aftësive të reja në bazë të Planit Gjithëpërfshirës për Tranzicionin e FSK-së.

Gjithashtu, gjeneral Rrahman Rama u prit edhe nga z. John Erath zëvendësdrejtor për Evropë, i shoqëruar edhe nga drejtori për Çështje të Evropës z. Williem Berkley. Gjeneral Rama i njoftoi zyrtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare se FSK-ja vazhdon të jetë Forcë profesionale, shumetnike dhe e gatshme për të qenë pjesë e misioneve paqeruajtëse. Zhvillimet dhe zgjerimi i mandatit të FSK-së është në përputhje me Planin. 

Në fund, komandanti i Ushtrisë së Kosovës ka falënderuar zyrtarët amerikanë në Departamentin e Mbrojtjes dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të dhe Ushtria Amerikane po i japin Kosovës dhe FSK-së.

Komandanti në të gjitha takimet ishte i shoqëruar nga atasheu i SHBA-së në Kosovë dhe atasheu i Mbrojtjes nga Republika e Kosovës në Uashington. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30