Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama u takua me Zëvëndës Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane Gjeneral James C. McConville

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama gjatë vizitës zyrtare në SHBA  pati takim me Zëvëndës Shefin e Shtabit të Ushtrisë  Amerikane Gjeneral James C. McConville. Gjatë takimit tema kryesore ishte  rrritja e bashkëpunimit dhe tranzicioni i FSK-së. Komandanti i FSK-së e njoftoi homologun Amerikan lidhur me procesin e ndërtimit të aftësive të reja, orientimet e FSK-së për të ardhmen dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane. Gjeneral Rama theksoi se  FSK ja është e gatshme të kaloj nga konsumues i  sigurisë në ofrues të sigurisë.

Në vazhdën e takimeve zyrtare Gjeneral Rama i shoqëruar edhe nga Ambasadorja  e Kosovës Vlora Çitaku u takuan me Znj Laura Cooper, zëvëndës asistente e Sekretarit të Mbrojtjes  për Rusi, Ukraninë dhe EuroAzi.  Në takim u  diskutuan mundësitë  bilaterale në zhvillimin e aftësive të reja. Departamenti i Mbrojtjes dhe Stafi i Bashkuar, vlerësuan lartë punën dhe kredibilitetin e FSK-së në  kuadër të mbajtjes së frymeës së diversitetit etnik dhe vazhdimin e implementimit të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, me mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit bilateral për misionin e ri. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30