Ministri Mbrojtjes Rrustem Berisha priti në takim deputetin e parlamentit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptas

Ministri i Mbrojtjes zoti Rrustem Berisha priti sot deputetin e parlamentit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptas, zotin Veton Berisha, dhe këshilltarin e kryeministrit zotin Isa Osmani.  Qëllimi i vizitës ishte njohja me përfaqësimin e komunitetit egjiptian në radhët e FSK-së.

Ministri Berisha i njoftoi mysafirët me përfaqësimin e komunitetit egjiptas  në FSK duke theksuar se, jemi të kënaqur dhe krenarë që 9 pjesëtarë të komunitetit egjiptas tashmë shërbejnë në FSK. Është lajm i mirë se radhëve të FSK-së do t’i bashkohen edhe 2 pjesëtarë të rinj nga komuniteti egjiptas, të cilët i kanë kaluar me sukses testet e rekrutimit dhe pritet të fillojnë së shpejti trajnimin. Me këtë prurje të re do të kemi gjithsej 11 pjesëtarë të FSK-së nga komuniteti egjiptas.

FSK ka një proces të rregulluar dhe të drejtë për seleksionimin e kandidatëve për rekrut dhe, brenda kritereve të seleksionimit, është shumë e rëndësishme për ministrinë dhe për mua personalisht që ta kemi të reflektuar diversitetin e popullatës së Kosovës.

Mysafirët shprehen kënaqësinë me arritjet e deritashme, mundësitë dhe përpjekjet që bëhen në vazhdimësi për të pasur përfaqësim të duhur edhe nga komunitet joshumicë, dhe në veçanti nga komuniteti egjiptas në radhët e FSK-së. U bisedua për aktivitet e përfaqësuesve politikë të egjiptasve dhe përkrahjen e Ministrisë në funksion të rritjes së vazhdueshme të pjesëtarëve të FSK-së nga ky komunitet, si ushtarë ashtu edhe oficerë.

Në takim ishte i pranishëm edhe z. Agim Hyseni, këshilltar i ministrit për komunitet pakicë, dhe z. Dritan Gjonbalaj, këshilltar politik i ministrit dhe zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30