Gjeneral brigade Enver Cikaqi priti pilotët e rinj të Forcës së Sigurisë të Kosovës

Sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore njëherësh  edhe zëvendëskomandant i FSK-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, priti dy pilotët e posa diplomuar të Ushtrisë së Kosovës, nëntogerin  Atdhe Hasani dhe nëntogerin Krenar Voca, të cilët përfunduan me rezultate të shkëlqyera shkollimin për pilot helikopteri në Akademinë Ushtarake në Republikën e Turqisë.

Zëvendëskomandanti i FSK-së, gjenerali Enver Cikaqi i uroi dhe i përgëzoi pilotët për sukseset që ata treguan gjatë shkollimit në Akademinë Ushtarake në Turqi.

Gjeneral Cikaqi, veç tjerash, tha se “të dy pilotët e rinj të FSK-së që nga sot do të angazhohen në shërbimin aktiv në FSK dhe do të japin kontributin e tyre profesional në ngritjen e Njësisë Ajrore të FSK-së”. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30