Qendra për Studime Universitare e FSK-së pjesë e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake

Një delegacion nga Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë të Kosovës(FSK), i prirë nga komandanti i Qendrës për Studime Universitare, major Vegim Krelani, i shoqëruar nga kapiten Krenar Lahu dhe kadet Arbenita Haxholli, mori pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake në Stokholm të Suedisë.

Temë e këtij simpoziumi ishte “Menaxhimi i Përshtatjes në Arsimimin dhe Trajnimin Ushtarak”, ku akademitë nga vendet e ndryshme të botës prezantuan punimet e tyre lidhur me  këtë temë. Kadet Arbenita Haxholli nga Qendra për Studime Universitare, prezantoi  punimin e saj me temë “Oficerët e rinj dhe tradita: një konflikt i pashmangshëm”, i cili u mirëprit dhe u vlerësua jashtëzakonisht lart nga pjesëmarrësit e këtij simpoziumi.

Pjesëmarrja në këtë simpozium i krijoj mundësi të mira delegacionit të QSU-së që të zhvillojë takime dypalëshe me akademi të ndryshme nga shtete si Koreja e Jugut, SHBA-ja, Kanadaja, Suedia, Danimarka, Norvegjia etj. Ideja e këtyre takimeve ishte inicimi i mënyrave të bashkëpunimit.

Në përfundim të këtij simpoziumi, Shoqata Ndërkombëtare e Akademive Ushtarake (IAMA) i bëri ftesë zyrtare Qendrës për Studime Universitare që të bëhet anëtare e kësaj shoqate. Kjo shoqatë ka pesë objektiva kryesorë: të ndajë njohuritë dhe praktikat më të mira në mes akademive; të lehtësojë shkëmbimin e kadetëve mes akademive të ndryshme; të organizojë dhe  të mirëpresë aktivitetet; të zgjerojë rrjetin e akademive ushtarake dhe të formojë grupe teknike për të trajtuar çështjet që kanë të bëjnë më edukimin e oficerëve të rijnë.

Simpoziumi organizohet nën ombrellën e Shoqatës Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake (IAMA). Këtë vit, simpoziumi  është organizuar dhe mirëpritur nga Akademia Ushtarake Karlberg në Stokholm, nga data 20 deri më 23 maj. Në këtë simpozium morën pjesë akademitë ushtarake më prestigjioze nga 20 vende të ndryshme të botës. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30