Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha, dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në ministri deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, të prirë nga kryetar i këtij Komisioni, z.  Haxhi Shala.

Ministri i Mbrojtjes fillimisht  i falënderoi deputetët  pjesëmarrës për vizitën, bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
 
Me këtë rast, ministri Berisha i njoftoi deputet me zhvillimet më të reja në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK. Ministri Berisha në veçanti foli për Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së, i cili do të implementohet gradualisht në tri faza gjatë dhjetë viteve të ardhshme, deri në arritjen e kapaciteteve të plota operacionale. Ministri Berisha theksoi se tranzicioni do të bëhet në koordinim me partnerët strategjikë të Republikës së Kosovës.

Plani pastaj u prezantua para deputetëve në hollësi nga Kolonel Haki Hoti, drejtor i Departamentit për transformim, modernizim dhe standardizim. Ministri Berisha dhe Gjenerali Rama, gjithashtu i njoftuan deputetët e Komisionit Parlamentar edhe për sukseset dhe sfidat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Në emër të deputeteve të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, kryetari Haxhi Shala shprehu falënderimin për pritjen si dhe përgëzoi Ministrin Berisha dhe Komandantin Rama për zhvillimet pozitive të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Deputetët parashtruan pyetje, të cilat kishin të bënin kryesisht me zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Gjithashtu shprehën përkushtimin e tyre për përkrahje të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ministri Berisha dhe gjenerali Rama dhanë shpjegimet e duhura në pyetjet e deputeteve dhe patën një bashkëbisedim të frytshëm me anëtarët Komisionit Parlamentar.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30