FSK-ja realizon projekt humanitar në Runik të Skenderajt

Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, përkatësisht  Drejtorinë për Arsim të kësaj komune, kanë realizuar projektin humanitar “Nivelimi i ambientit në shkollën fillore „Shotë Galica “në fshatit Runik të Skenderajt”.

Punët fizike, me makineri të rëndë, për realizimin e këtij projekti janë kryer nga Batalioni i Xhenios i Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Vlen të ceket se në shkollën fillore ,,Shotë Galica” aderojnë mbi 1200 nxënës, dhe mjedisi i jashtëm i saj, duke qenë se ishte  në gjendje jo të mirë,  sillte rrezik të vazhdueshëm për nxënësit e saj.

Drejtori i shkollës, z. Rrahim Dervishi, personeli dhe nxënësit e kësaj shkolle kanë shprehur falënderime të veçanta për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për ndihmën që ajo  i ka dhënë kësaj shkolle dhe në veçanti nxënësve të saj. Ata janë ndarë shumë të kënaqur me punën e përkushtuar dhe mjaft profesionale të Batalionit të Xhenios, gjatë rregullimit  të oborrit të shkollës së tyre.

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30