Qendra për Studime Universitare realizoi garën „Ujku Garues 2019”

Në mjediset e kazermës „Adem Jashari” në Prishtinë, sot u mbajt gara “Ujku Garues 2019”  për kadetët e vitit të I, II dhe të III të Qendrës për Studime Universitare.

Kjo garë u realizua sipas modelit të garës „Ujku Garues”,  e cila organizohet që disa vite me radhë në Brigadën e Reagimit të Shpejtë (BRSH). Në këtë garë, kadetët e QSU-së, ishin të  ndarë në ekipe garuese prej pesë pjesëtarësh, në përbërje të tri gjeneratave,  nga viti I, II dhe III. 

Gjatë realizimit të garës, kadetët janë sfiduar dhe vlerësuar në gjashtë disiplina garuese: Vrapim 3.2 km, Kalimi i zonës së rrezikshme, Hedhja e granatës, Kalimi i zonës së minuar, Shtyrja e autoblindës “Cobra” dhe Vëzhgimi (identifikimi) i pajisjeve ushtarake nga një distancë e caktuar.

Qëllimi i kësaj gare ishte vlerësimi i nivelit të përgatitjes fizike dhe të bashkëpunimit në mes të gjeneratave të ndryshme të kadetëve gjatë aktiviteteve ekipore.

Me rastin e përfundimit të garës, komandanti i QSU-së, major Vegim Krelani së bashku me stafin udhëheqës të QSU-së ndanë certifikata për tri vendet e para, duke e shpërblyer vendin e parë edhe me pajisje taktike ushtarake.

Nga ekipi udhëheqës gara është vlerësuar si mjaft sfiduese dhe e ka përmbushur qëllimin e saj.

Kjo garë tashmë është tradicionale dhe organizohet për çdo vit në muajin maj.  

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30