Komandanti i Gardës së Ajovës ndan medalje për komandantin e FSK-së

Në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, në një ceremoni rasti, komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneral major Timothy Orr dekoroi me Medalje për Shërbim të Shquar, komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Medalja amerikane për komandantin e Ushtrisë së Kosovës ka këtë motivacion: ,,Për performancë të shkëlqyeshme në Programin e Partneritetit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe  Ajovës . Që nga marrja e detyrës gjenerallejtënant Rrahman Rama punoi pa u lodhur për të avancuar marrëdhëniet strategjike të Gardës Kombëtare të Ajovës me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Shtetit të Ajovës me Republikën e Kosovës. Përkushtimi i tij dhe mbështetja e palëkundshme e Programit të Partneritetit Shtetëror dhe veçanërisht Gardës Kombëtare të Ajovës janë në përputhje me nivelin më të lartë të shërbimit ushtarak. Veprimet dhe angazhimi i gjenerallejtënant Rrahman Ramës pasqyrojnë një kredi të madhe ndaj tij, Gardës Kombëtare të Ajovës, Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës’’.

Gjithashtu, gjeneral major Timothy Orr ka dekoruar me Medalje për Shërbim të Shquar edhe rreshter majorin e parë të FSK-së Genc Metaj, për kontributin e tij në zhvillimin dhe profesionalizimin e Trupës së nënoficerëve si dhe zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve në këtë nivel me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30