Pjesëtarë të Policisë së Kosovës trajnohen në Qendrën për Kërkim- Shpëtim të FSK-së

Në kazermën e Regjimentin të Mbrojtjes Civile në Pomozatin, Policia e Kosovës përfundon trajnimin për mbijetesë dhe shpëtim në ujëra i cili është realizuar nga data 22.04.2019 deri më 06.05.2019.

Në këtë ceremoni morën pjesë: komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile koloneli Shaip Haziri, nënkolonel Zylfije Krasniqi nga Policia e Kosovës, drejtor i Drejtorisë për Trajnime të Specializuara dhe Avancuara kapiten Fadil Rexhepi, si dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së.

Gjatë një periudhe dyjavore, Qendra e Trajnimit stërviti rreth 30 oficerë specialistë të Policisë së Kosovës në një program intensiv të trajnimit praktik rreth mbijetesës dhe shpëtimit në ujëra. Trajnimi u realizua në RMC, në pishinën e Banjës së Malishevës dhe në liqenin e Batllavës. Oficerët e policisë mësuan dhe praktikuan teknikat e notit efektiv, teknikat e krijimit dhe përdorimit të mjeteve improvizuese lundruese dhe mënyrat ndihmëse të shpëtimit dhe kërkimit si dhe nxjerrjes së viktimave nga uji.

Pjesë kryesore e trajnimit ishte dhënia e ndihmës së parë; në veçanti viktimave të mbytura në ujë, si dhe trajtimi i viktimave  me hipotermi dhe atyre me lëndime të shkaktuara nga të ftohtit. Element kyç i këtij programi ishte krijimi i vetëbesimit në ujë.   

Ky trajnim ishte shumë i rëndësishëm për Policinë e Kosovës, meqenëse në të shumtën e rasteve policia janë të parët që u përgjigjen emergjencave në raste të viktimave në ujë. Për këtë arsye, programi është ri-dizajnuar për t’iu përshtatur operacioneve policore në veçanti.

Ky trajnim në vete ka përmbajtur shembuj nga operacionet reale, ku oficerë të policisë janë zhytur në ujë për të shpëtuar jetë si dhe janë rishikuar veprimet për të parë se çfarë ka shkuar mirë e çfarë jo.

Historia ka treguar se nga e gjithë bota shumë oficerë policie kanë humbur jetën në shpëtim të viktimave dhe ky trajnim kishte për qëllim të demonstrojë metodat ku rreziku mund të minimizohet për oficerët shpëtimtarë dhe shanset për shpëtim jetësh të viktimave të rriten. 

Drejtori i QTKSH-së Jon Doni i ka uruar instruktorët e Qendrës së Trajnimit dhe ka vlerësuar lart punën, angazhimin dhe profesionalizmin e oficereve të Policisë së Kosovës.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30