Gjenerali Orr, portret i mbështetjes amerikane për FSK-në

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes, zëvendësministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën në takime të ndara gjeneralmajorin Timothy E. Orr, Komandant i Gardës Kombëtare  të Ajovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takimin e zëvendësministrit Ramadani me gjeneralin Orr u diskutua për arritjet e Kosovës në themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe mandatin ushtarak të FSK-së, po ashtu për planet e Ministrisë së Mbrojtjes për periudhën e ardhshme në zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së.

Gjeneralin Orr u njoftua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, për gatishmërinë e Kosovës për të dhënë kontribut për sigurinë kudo në botë krah përkrah me trupat amerikane dhe të NATO-s.

Kosova është plotësisht e përkushtuar në thellimin e marrëdhënieve të përjetshme më SHBA-në në të gjitha fushat, duke marrë shembull marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30