Komandanti i KFOR-it mbajti ligjëratë në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’addario, mbajti ligjëratë para kadetëve të Qendrës për Studime Universitare (QSU) të FSK-së. Në këtë ligjëratë ishin të pranishëm edhe  shefi i Shtabit i Komandës së Forcave Tokësore (SHSHKFT), kolonel Hasan Hoxha,  komandanti i Qendrës për Studime Universitare (QSU), major Vegim Krelani, si dhe oficerë, nënoficerë dhe kadetë të FSK-së.

Në fillim, komandanti i Qendrës për Studime Universitare, major Vegim Krelani, për gjeneralmajor   D`Addario mbajti një prezantim të shkurtër informues lidhur me misionin, detyrat dhe punën e QSU-së.

Ndërkaq,  gjeneralmajor  Lorenzo D’addario ligjëroi dhe shtjelloi disa tema të rëndësishme, ku kryesisht shpalosi përvojën e tij personale gjatë ngritjes në karrierë, sidomos përvojën e fituar gjatë misioneve dhe angazhimeve të tij në kuadër të NATO-s, si organizatë shumëkombëshe. Pas përfundimit të ligjëratës, kadetët patën mundësi të shtrojnë pyetje të ndryshme rreth temave që shtjellojë gjeneralmajor D`Addario.

Në fund të vizitës, komandanti i KFOR-it bëri një foto të përbashkët me të gjithë kadetët dhe stafin e QSU-së, të cilët i përgëzoi për punën dhe përkushtimin e tyre.  

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30