Nënkolonel Ali Krasniqi zyrtarizohet atashe i Mbrojtjes në Republikën e Francës

Kosova falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Francën dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës me Ministrinë e Armatave të Francës dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës me Ushtrinë e Francës, më 28 mars 2019, u bë akreditimi i atasheut të parë ushtarak të FSK-së në Republikën e Francës, të nënkolonelit Ali Krasniqit.

Më 18 prill 2019, nënkoloneli Krasniqi, pritet në takimin e parë zyrtar në Ministrinë e Armatave (Ministére des Armées), përkatësisht në Zyrën Ndërlidhëse me Misionet e Huaja (BLME) pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Strategji (DGRIS) nga koloneli Cyrille Barbie de Preaudeau, zëvendësshef i Zyrës Ndërlidhëse me Misionet e Huaja.

Me këtë rast, koloneli de Preaudeau, pas prezantimeve, foli për rëndësinë e akreditimit të atasheut të parë të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Francë. Koloneli de Preaudeau e ka pajisur me atasheun e FSK-së, me një broshurë/guidë për atashetë e mbrojtjes (të drejtat dhe përgjegjësitë), si dhe anekset e saj, lidhur me strukturën e Armatave, me fokus në forcat tokësore (Armée de Terre) etj. Gjatë pritjes, atasheu Krasniqi u njoftua edhe me shoqatën e atasheve të mbrojtjes (CAMNA) e cila ka mbi 130 atashe të mbrojtjes dhe udhëhiqet nga gjenerali Halter, atashe i mbrojtjes nga Zvicra, e që atasheu Krasniqi, pritet që shumë shpejt të bëhem anëtar edhe i kësaj shoqate.

Në takim gjithashtu ka marrë pjesë Renand Dorlhiac–Desk, oficer për shtetet e Ballkanit Perëndimor, i cili ka punuar për disa vjet në ambasadën e Francës në Tiranë.

Në fund koloneli Barbie de Preaudeau, nënkolonelit Ali Krasniqi, i ka uruar detyrën si dhe i ka bërë efektiv akreditimin. Atasheu Krasniqi, pas akreditimit, i jepet mundësia, që nga tani, të zhvilloi aktivitetet dhe takimet me interes për FSK-në dhe Kosovën, me të gjitha autoritetet relevante në Ministrinë e Armatave të Republikës Franceze.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30