Certifikohen pjesëtarë të FSK-së për përdorim të pajisjeve detektuese

Në kazermën ,,Evropianët e rinjë’’ të Regjimentit të Mbrojtjes Civile në Pomozatin, nga data: 08-19 prill 2019, u zhvillua trajnimi për përdorimin e pajisjeve të reja detektuese të rrezeve: Alfa, Beta dhe Gama, si dhe për përdorimin dhe ndërtimin e stacionit të dekontaminimit në masiv nga materiet e rrezikshme, mbajtur nga instruktorë të ekipit DITRA- të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë 37 pjesëtarë, ku 4 prej tyre, përfaqësues të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, me komandantin e Kompanisë së Kimisë, majorin Florenc Veliu.

Me këtë rast, kompania e MKAB-së e FSK-së, ka përfituar njohuri të reja duke e rritur edhe më tutje nivelin operacional. Rendësi e veçantë e këtij trajnimi ishte edhe shkëmbimi i përvojave në mes të njësisë së kimistëve nga Republika e Shqipërisë dhe Kompanisë së MKAB-së nga Republika e Kosovës.

Nga ky trajnim dolën rekomandimet e dy komandantëve, me të cilat u pajtuan edhe ekipi i DITRA-së, që në të ardhmen të vazhdon bashkëpunimi i mëtutjeshëm në fushën e mbrojtjes nga materiet e rrezikshme dhe ndihma e ndërsjellë në rast nevoje.

Me rastin e ceremonisë së certifikimit, komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, koloneli Shaip Haziri falënderoi Ekipin e DITRA-së, për mbështetjen dhe kontributin e tyre në lidhje me pajisjet dhe trajnimin e pjesëtarëve të RMC-së, konkretisht të MKAB-së.

Në fund, koloneli Haziri dhe udhëheqësi i ekipit të DITRA-së, majori Clayton Cannon, u ndanë certifikatat pjesëmarrësve të trajnimit.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30