Drejtori i Politikave të Mbrojtjes Faruk Geci mori pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut A-5

Në kuadër të Kartës së Adriatikut- A5, më 19 prill, është mbajtur takimi i parë për vitin 2019, i nivelit të drejtorëve për politika të jashtme dhe të mbrojtjes, në kuadër të kryesimit të kartës nga Shqipëria.

Nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës mori pjesë drejtori i Politikave të Mbrojtjes, z. Faruk Geci.

Në këtë takim është diskutuar zbatimi i politikës së derës së hapur për anëtarësim në Kartën e Adriatikut dhe promovimi i politikës së derës së hapur për anëtarësim në NATO, kriza e emigranteve, sfidat e sigurisë në Evropën juglindore, etj.

Një nga temat kyçe, gjatë këtij takimi, ka qenë edhe anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut A5, ku mbështetje kanë shprehur pjesëmarrësit e të gjitha shteteve të rajonit, me kërkesën; që duhet të gjendet konsensusi për këtë çështje gjatë vitit 2019.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30