Certifikohen pjesëtarë të FSK-së në trajnimin ,,Mbijetesë në Kushte Vere”

Sot në kazermën ,,Evropianët e Rinjë” të Regjimentit të Mbrojtjes Civile në Pomozatin, u mbajt ceremonia e certifikimit për pjesëtarët e FSK-së, të cilët përfunduan me sukses trajnimin: “Mbijetesë në Kushte Vere”.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë; pjesëtarë nga të gjitha njësitet e FSK-së. Trajnimi ishte intensivë dhe mjaft sfidues, por, pjesëmarrësit me angazhimin e tyre arritën që ta përfundojmë me sukses këtë trajnim.

Trajnimi u realizua nga instruktorët e Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, dhe ishte i ndarë në dy pjesë: në pjesën teorike dhe praktike. Në trajnim u realizuan edhe këto tema: Psikologjia e mbijetesës, Prioritetet në situata të mbijetesës, Mënyrat për sigurimin dhe distilimin e ujit, Ndërtimi i strehimoreve të ndryshme, Sigurimi dhe përgatitja e ushqimit, Testimi i bimëve për konsumim, Orientimi në natyrë pa hartë dhe busull ditën dhe natën, Ndihma e parë në mbijetesë, etj.

Në fund të ceremonisë, u ndanë certifikata dhe mirënjohje për pjesëmarrësit e trajnimit, të cilëve ua mundësojnë ndjekjen e nivelit të avancuar të këtij trajnimi, që pritet të realizohet gjatë këtij viti.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30