Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha bëri homazhe në Gllogjan

Ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha së bashku me një delegacion  të Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, ku ishin zëvendës ministri Agim Çeku dhe gjeneral majori Gëzim Hazrolli, në emër të Komandantit të FSK-së, mbajtën homazhe tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Gllogjan, me rastin e 16 prillit, ditës kur ranë dëshmorët, tani Heronjtë e Kosovës; Shkelzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halili dhe Luan Nimanaj.

Me këtë rast, ministri Berisha u shpreh: “ Kaluan 20 vjet nga rënia e Heroit të Kombit, Gjeneral Shkëlzen Haradinaj dhe eprorëve të lartë të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla’ të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Nimanaj, Hasim Halili dhe Luan Nimanaj. Heroizmi i Shkëlzenit   Fatmirit, Hasimit dhe Luanit janë mësim i përjetshëm për brezat që do të vijnë. Gjaku i tyre është themel i Pavarësisë së Kosovës dhe vepra e tyre udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme’’.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31