Gjeneral majori Gëzim Hazrolli bën homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë

Gjeneral majori Gëzim Hazrolli, drejtor i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, në emër të komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Ramës, sot së bashku me oficerë të lartë të FSK-së, mori pjesë në shënimin e përvjetorit të 20-të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës.

Në nderim të sakrificës sublime të dëshmorëve dhe heronjve, gjeneral Hazrolli  vendosi lule të freskëta dhe bëri homazhe  te Varrezat e Dëshmorëve dhe te Lapidari i heroit Zahir Pajaziti.

Më pas gjeneral Hazrolli u takua edhe me familjarët e dëshmorëve, të cilëve u shprehu ngushëllime dhe krenari për veprën heroike të dëshmorëve në shërbim të lirisë së Kosovës.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31