Fillon Konferenca planifikuese e ushtrimit fushor “Eagle 7”

Në mjediset e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), respektivisht në Ministrinë e Mbrojtjes  filloi sot ,Konferenca fillestare planifikuese e ushtrimit fushor ‘’Eagle7’’(  “Shqiponja 7’’). Ushtrimi fushor “Eagle 7”  pritet të realizohet në qershorin e vitit 2020 dhe pritet që të jetë një ndër ushtrimet më të mëdha që FSK-ja organizon për pjesëtarët e saj.

Në këtë konferencë përveç eprorëve të FSK-së, të cilët janë pjesë e organizimit të këtij ushtrimi, të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare si: Drejtori i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave (AME), Sekretari i Këshillit të Sigurisë, përfaqësuesi  i Policisë së Kosovës,  përfaqësues nga shtetet mike ndërkombëtare si: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, SHBA-ja, Gjermania, Turqia, Italia, përfaqësues të NALT-it  (Ekip Këshillues dhe Ndërlidhës  i NATO për FSK-në) si dhe përfaqësues të KFOR-it.

Konferencën e hapi drejtori i ushtrimit fushor” Eagle 7” - shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Hasan Hoxha. Ai iu shprehu mirëseardhje të gjithëve dhe i falënderoi për pjesëmarrje duke kërkuar prej tyre angazhim maksimal gjatë kësaj jave. “Kërkoji nga të gjithë ju që  të punoni me intensitetet të lartë gjatë kësaj jave. Konsideroj se mbështetja e partnerëve vendorë  dhe ndërkombëtarë do të na ndihmojë që t’i arrijmë qëllimet dhe synimet tona për këtë ushtrim fushor”.

Me pas fjalën e mori komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi, i cili në emër të tij dhe në emër të Ministrit dhe Komandantit të FSK-së i përshëndeti të gjithë të pranishmit. Gjeneral Cikaqi dha disa udhëzime rreth realizimit të Konferencës. ,,Ju udhëzoj që punët të drejtohen dhe të realizohen në përputhje të specifikat e ushtrimit fushor ,,Eagle 7 ” në mënyrë që t’i shtjellojmë të gjitha çështjet që janë në interes të Konferencës dhe partnerëve tanë. Gjithashtu kërkoj që të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme që kjo stërvitje të arrijë të gjitha nivelet profesionale të organizimit të një ushtrimi fushor me prezantues ndërkombëtarë”.

Në këtë ushtrim, me pjesëmarrjen e shteteve  ndërkombëtare dhe institucioneve tona të  Sigurisë, FSK-ja ka për qëllimin arritjen e objektivave të cilat mundësojnë zhvillim të mëtutjeshëm në nivelin operacional dhe taktik.

Qëllimi i kësaj konferencë e  cila do të përfundojë më 18.04.2019 është hartimi i konceptit dhe  draft- planit të ushtrimit fushor “ Eagle 7”, me qëllim të avancimit dhe testimit  të gatishmërisë dhe ndërveprimit të njësive të FSK-së  në operacionet e përbashkëta me  partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë në raste krizash.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30