Nxënës dhe mësues nga diaspora vizitojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës

Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë sot e vizituan rreth 100 nxënës nga diaspora të shoqëruar nga mësimdhënësit e tyre, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Suedi dhe Austri.  Vizitorët, gjatë dy orëve sa qëndruan në mjediset e Forcës së Sigurisë të Kosovës, patën mundësi që të njihen nga afër me jetën ushtarake të pjesëtarëve të FSK-së.

Një pritje e veçantë për nxënësit dhe mësuesit nga diaspora u organizua në amfiteatrin e Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO). Së pari, kapiten Nysret Buzhala bëri një prezantim mbi historikun, misionin, strukturën, kapacitetet dhe të arriturat e FSK-së.  Më pas,  nxënësit dhe mësuesit bënë pyetje të shumta,  të cilave me profesionalizëm iu është përgjigjur kapiten Buzhala. Ndërkaq,  për mysafirët u shfaq edhe një video- xhirim me përmbledhjen e  ushtrimeve të ndryshme ushtarake dhe disa aktiviteteve të realizuara  në FSK.

Me këtë rast, mësuesi Faik Avdyli nga Ferizaj i cili jeton në Suedi u shpreh:“ Jam mjaft i kënaqur nga pritja që  na u bë sot gjatë kësaj vizite. Dua t’ju përgëzoj për  punën që bëni, për  besimin që gëzoni në vendin tuaj dhe  për të arriturat e  FSK-së deri me tani”.

Kjo vizitë u realizua  në kuadër të bashkëpunimit që ka Ministria e Mbrojtjes me Ministrinë e Diasporës.

Pas përfundimit të vizitës, nxënësit dhe mësuesit nga diaspora drekuan së bashku me ushtarakët e FSK-së në kuzhinën e kazermës në Prishtinë.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30