Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha mbajti fjalën tematike në manifestimin „Ditët e Shqipes“ në Koshare

Sot me manifestimin qendror ,,Ditët e Shqipes’’ mbajtur në Kompleksin Memorial të Betejës së Koshares dhe me homazhet tek varrezat e dëshmorëve u shënua 20-të vjetori i Betejës së Koshares, nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në manifestim morën pjesë; presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, zëvendësministri Agim Çeku, në emër të komandantit të FSK-së, gjeneral majori Gëzim Hazrolli, gjeneralë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, deputetë dhe personalitete politike dhe shkencore, familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë, bashkëluftëtarë, si dhe mijëra qytetarë nga të gjitha trojet etnike.

Fillimisht, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule, pranë varrezave të dëshmorëve në shenjë respekti dhe kujtimi për veprën heroike të tyre.

Në manifestimin e mbajtur, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Urdhër të Lirisë, Brigadën 138 ,,Agim Ramadani’’ dhe i ka shpallur të gjithë dëshmorët e kësaj brigade  Heronj të Kosovës.

Presidenti Thaçi, më tej, tha: Beteja e Koshares ka hapur një kapitull të ri në atë kohë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës’’.

Në fjalën e tij,  kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pos tjerash, tha: U deshën 100 vjet që dëshmorët e lirisë t’i thonë jo ndarjes, pro bashkimit’’.

Ndërsa, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha, ish-komandant i Betejës së Koshares, manifestimin ,,Ditët e Shqipes’’ në 20-vjetorin e fillimit të Betejës së Koshares, e përshëndeti në emër të kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

Ministri Berisha, fillimisht tha, se vepra e dëshmorëve tashmë–Heronj, duhet të jetë udhërrëfim për shtetin në ndërtim.

Ministri Berisha përkujtoi edhe fillimin e Betejës së Koshares. ,,Në këto shkrepa, në mëngjesin e 9 prillit 1999, borën e çanin vetëm ushtarët me uniformë të UÇK-së. Pas përgatitjeve të gjata dhe të përpikta ishin ushtarët e UÇK-së, që përfundimisht, me forcën e armës, e hoqën kufirin shqiptaro-shqiptar. Këta djem kishin zemër të madhe, kishin trimëri të pashoqe dhe betimin e dhënë për ,,liri a vdekje’’ e realizuan me Liri. Beteja e Koshares ishte një betejë, e cila zgjati dhjetë javë, por ajo çka vlen të theksohet është se djemtë ishin vendosur të luftojnë deri në çlirimin e Kosovës’’, tha ministri Berisha.

Ministri Berisha, foli gjithashtu, edhe për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë së Kosovës. ,,Jam krenarë edhe sot, para jush, e para gjithë kombit, për rrugën që kaluam nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përmes Trupave Mbrojtëse të Kosovës e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të arritur deri tek themelimi i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Si çdo shtet sovran, Kosova ka të drejtë të zhvillojë kapacitetet e veta mbrojtëse. Ky sovranitet, është vërtetuar nga mase 100 shtete dhe është vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga kjo rrugë, nuk ka kthim prapa. Prandaj Ministria e Mbrojtjes, këtë vit, ka filluar ndërtimin e këtyre kapaciteteve, që do të zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n, dhe me shtetet partnere, të cilët ishin përkrah nesh në luftën tonë çlirimtare.

Në fund, ministri Berisha shtoi. ,,Punët e vështira janë për burrat me një mendje. Prandaj, ne nuk do të ndalemi, nuk do të rreshtim së ndërtuari amanetin e dëshmorëve, gurë mbi gurë’’.

Në emër të familjeve të dëshmorëve, foli vëllai i Agim Ramadanit, z. Jashar Ramadani, i cili vlerësoi lartë veprën dhe kontributin e të gjithë dëshmorëve të rënë në Koshare. ,,Kur këta trima që rrinë edhe këtu krah njeri tjetrit, dhe trimat që janë gjallë këtu, në mesin tonë, s’ka se si mos të thoshte Agimi: ,,Kur pushkët bashkohen edhe krismën e kanë më të fortë’’.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30