Pensionohet gjeneral brigade Skënder Zhitia

Sot, në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Prishtinë, u organizua  ceremonia e përcjelljes për në pension të rregullt e gjeneral brigade Skënder Zhitia, drejtor i Personelit në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili ditë më parë, ka mbushur moshën e plotë të pensionimit të rregullt.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë; ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, zëvendësministrat Agim Çeku dhe Burim Ramadani, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, ish-zëvendësministri Muhamet Latifi dhe ish-komandanti i FSK-së Kadri Kastrati, si dhe gjeneralë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, përfaqësues të NALT-it (Ekipit Këshillues, Ndërlidhës të NATO-s), bashkëpunëtorë dhe miq, si dhe familja e gjeneralit Zhitia.

Në fjalën përshëndetëse të mbajtur me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, vlerësoi lart angazhimin, punën dhe profesionalizimin e gjeneral Zhitisë në ngritjen dhe profesionalizmin e FSK-së. ,,Gjeneral Zhitia gjithmonë ka punuar me përkushtim të madh. Sukseset në të gjitha fushat e kësaj drejtorie janë të lidhura me emrin e tij dhe për këtë mirënjohja i përket atij” , tha me ketë rast, ndër të tjera ministri Berisha.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka vlerësuar lart angazhimin dhe profesionalizmin e gjeneral Zhitisë, në ngritjen dhe në profesionalizmin e FSK-së dhe të ushtrisë së Kosovës.

Ministri Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, për merita të veçanta dhe kontributin e dhënë gjatë shërbimit në FSK, si dhe për profesionalizmin e treguar, i kanë ndarë mirënjohje dhe dekorata gjeneral Zhitisë. Ministri Berisha i dha medaljen për ,,Shërbim të Shquar’’, ndërsa komandanti i FSK-së ,,Medalje të Karrierës’’.

Nga ana e tij, gjeneral brigade Skënder Zhitia, tash me gradë nderi, Gjeneral Major, falënderoi stafin e Departamentit të Personelit, ku ishte drejtor, gjithë stafin e Ministrisë dhe të FSK-së, si dhe përfaqësuesit e NALT-it, për ofrimin e bashkëpunimit si dhe për arritjen e rezultateve të deritashme në kuadër të FSK-së. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30