Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë certifikohen mbi 60 ushtarakë të FSK-së

Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë  ( BRSH ) në Istog,  u mbajt  ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve pjesëmarrës të trajnimeve: “Taktika me Njësi të Vogla” dhe “Trajnimi për Lidership”.

Për të përcjellë nga afër këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, përfaqësues të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) si edhe oficerë të tjerë të lartë të BRSH-së.

Gjatë  realizimit të kësaj ceremonie, përgjegjësi i trajnimeve  toger Leotrim Hoti  i njoftoi të  pranishmit lidhur me vështirësitë me të cilat janë përballur gjatë realizimit të trajnimeve, si dhe pikat kyçe në të cilat janë trajnuar studentët, si:  patrullimet luftarake, marshimet, testimet fizike (përfshirë edhe testimin në ujë), planifikimin e urdhrave dhe zbatimin e tyre, luftërat urbane etj.

Më pas, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj i përgëzoi instruktorët e trajnimit për punën dhe angazhimin e tyre në ngritjen dhe avancimin e  pjesëtareve të FSK-së (përfshirë pjesëtarët e BRSH dhe të Brigadës për Mbështetje Operacionale), ndërsa të sapo certifikuarit i uroi për interesimin që ata treguan gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se mënyra e duhur dhe profesionale e lidershipi është manifestimi i  vlerave ushtarake përmes shembullit personal.

Në fund të ceremonisë,  u ndanë mirënjohje dhe certifikata për instruktorët e trajnimeve dhe  për studentët pjesëmarrës.  Për pjesëtarët e dalluar në  trajnimin  “Taktika me Njësi të Vogla 01-2019” u ndanë mirënjohje.  Oficeri i Dalluar u shpall nëntogeri Defrim Kurti, Nënoficer  i Dalluar- tetari Dardan Hasani, Ushtari i Dalluar-Besmir Shabani dhe çmimi Ushtari i Hekurt iu dha ushtarit  Ergon Gashi.

Në trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla 01-2019”,  u certifikuan 46 pjesëtarë të BRSH-së  dhe të Brigadës së Mbështetjes Operacionale  ( BMO ), ndërsa në “Trajnimin për  Lidership” u certifikuan 15 pjesëtarë.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30