Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha priti deputetët e Grupit 6 Plus

Ministri i Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha, ka pritur sot deputetët e Kuvendit të Kosovës, z. Albert Kinolli dhe Danush Ademi nga Grupi parlamentar 6+.

Ministri Berisha falënderoi deputetët për përkrahjen e tyre të jashtëzakonshme në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova e veçanërisht për përkrahjen e pakursyer për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

“Deklaratat, aktivitetet tuaja dhe angazhimi juaj në Kuvend, na ka bërë të ndihemi jashtëzakonisht mirë, sidomos, pasi kjo përkrahje ka ardhur nga ju, si përfaqësues të komuniteteve pakicë në Kosovë. Kjo tregon besimin që ka Ushtria jonë tek qytetarët e vendit, tek të gjitha komunitetet”- tha ministri i Mbrojtjes, z. Berisha.

Gjithashtu, ministri Berisha, tha, se “Tani kemi detyrë të punojmë sa më shumë për ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë sipas dinamikës së paraparë me planin e tranzicionit”.

Deputetët e komunitetit ashkali dhe romë, z. Kinolli dhe Ademi, pasi uruan ministrin Berisha për Ushtrinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes u zotuan se do të vazhdojnë ta mbështesin çdo nismë në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe Kosovës.

„Krijimin e Ushtrisë së Kosovës ja kemi pasur borxh Atdheut, vendlindjes tonë. Është bërë sakrificë e madhe për të ardhur deri këtu. Ne si komunitet, jemi të gëzuar që tani kemi ushtrinë tonë, do të vazhdojmë të mbështesim gjithçka që vjen në Kuvend dhe me mundësitë tona, e që është për të mirën e vendit tonë. Djemtë dhe vajzat e komunitetit tonë janë të gatshëm dhe shumë të interesuar t’i bashkëngjiten ushtrisë” theksuan ata.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30