Ministri Rrustem Berisha priti sot në takim ministrin Rasim Demiri

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka pritur sot në një takim ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Rasim Demiri.

Ministri Berisha e njoftoi ministrin Demiri për zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ministri Berisha e falënderoi ministrin Demiri për përkrahjen e vazhdueshme të komunitetit boshnjak të Kosovës për Ministrinë dhe FSK-në.

Ministri Berisha në fjalën e tij ndër të tjera tha: “Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, ka dëshmuar në vazhdimësi se është shtëpia e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie apo gjuhe“.

Ndërkaq, ministri Demiri u shpreh: “Ju falënderoj juve personalisht si ministër dhe Ministrinë që e udhëhiqni, për përkrahjen që keni dhënë për komunitetin boshnjak. Ne jemi shumë të kënaqur me përkushtimin tuaj për të përkrahur komunitetet, andaj edhe përkrahja për ju, nga ana jonë nuk do të mungojë. Komuniteti boshnjak i Kosovës, do të jetë pjesë e pandashme për zhvillimin e shtetit të pavarur të Kosovës” .
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30