Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova

Sot, në 13-të vjetorin e vdekjes së  ish- presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, Ministri i Mbrojtjes zoti Rrustem Berisha i shoqëruar nga komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësministri Agim Çeku, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së si dhe zyrtarë të lartë të  ministrisë,  bënë homazhe  dhe vendosën kurora lulesh mbi varrin e ish -presidentit Rugova.

Homazhet dhe nderimet u bënë në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për veprën dhe kontributin  e ish-presidentit Rugova  në rrugëtimin e shtetndërtimit, i cili  u realizua me shpalljen pavarësisë së Kosovës, si shtet sovran, me orientim perëndimor  dhe  euroatlantik.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28