Ministri Rrustem Berisha priti zëvendës ndihmës Sekretarin e Operacioneve të Përgjithshme në NATO-s, Jonathan Parish

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, z. Rrustem Berisha priti sot në takim  zëvendës ndihmës Sekretarin e Operacioneve të Përgjithshme të NATO-s, Jonathan Parish, i cili shoqërohej edhe nga drejtori i NALT-it (Ekipi Ndërlidhës dhe Këshillues për FSK-në) gjeneral brigade Uwe Becker.

Ministri Rrustem Berisha, me këtë rast, e falënderoi zëvendës ndihmës sekretarin e NATO-s, z. Parish, për bashkëpunimin e deritanishëm me NATO-n, e në veçanti me NALT-in, si dhe e njoftoi atë, me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, zhvillimin e saj si Forcë profesionale dhe shumetnike, dhe, si institucioni më i besuar në vend.

Ministri i FSK-së, e njohu z. Parish, me procesin e tranzicionit të FSK-së, ecurinë e procedimit dhe miratimit të draft ligjeve për FSK-në, bazuar në procedurat e rregullta parlamentare dhe në diskutime publike me të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Ministri Berisha e informoi delegacionin e NATO-s, edhe me vizitat e fundit, që i zhvilloj në shtetet e rajonit, ku i ka njoftuar homologët për procesin e tranzicionit të FSK-së, duke i siguruar kështu partnerët për një transparencë të plotë mbi procesin e tranzicionit.

Në fund, ministri Berisha, shprehu gatishmërinë e Kosovës, që me kapacitetet që FSK-ja do t’i ketë; me misionin dhe detyrat e reja, do t’i kontribuojë paqes në Kosovë, rajon e me gjerë së bashku NATO-n dhe partnerët.

Ndërsa, delegacioni i NATO-s, gjatë takimit ishte fokusuar për procesin e tranzicionit, për bashkëpunim të mëtejmë dhe për fazat e planifikuara të tranzicionit të FSK-së.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30