Ministri dhe Komandanti i FSK-së banë homazhe para arkivoleve të heronjve të kombit Ilir Konushevci dhe Hazir Mala

Sot ministri i FSK-së, zoti Rrustem Berisha  i shoqëruar nga zëvendësministrat; Burim Ramadani dhe Agim Çeku, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneralët e FSK-së; gjeneral major Gëzim Hazrolli, gjeneral major Zymer Halimi, gjeneral brigade Enver Cikaqi, gjeneral brigade  Xhevahir Geci, gjeneral brigade Naim Haziri, gjeneral brigade Skender Zhitia, gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj si dhe oficerë të tjerë të lartë,  në hollin e Kuvendit të Kosovës, bënë homazhe para arkivoleve të Heronjve të  Kombit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala.

Në ditën e Forcës së Sigurisë dhe në natën e datës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, u bë rivarrimi i heronjve të kombit,  Ilir Konushevci dhe Hazir Mala.   Ministri Rrustem Berisha, me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj,  ishte edhe  kryetar i Këshillit Organizativ për tërë procesin e rivarrimit.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30