Trajnim i përbashkët i FSK-së me KFOR-in turk për logjistikë

Në kuadër të bashkëpunimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, më 22 nëntor 2018, në kryesinë e Këshillit Turk në Kosovë, është realizuar trajnimi i përbashkët ndërmjet pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe pjesëtarëve të Njësisë së Trajnimeve turke, ku është realizuar trajnimi për kodifikimin e pajisjeve të logjistikës. Trajnimi është zhvilluar në aspektin teorik dhe atë praktik nga instruktorët-oficerët turq.

Qëllimi i këtij trajnimi ashtu si edhe i trajnimeve të tjera që realizon FSK-ja në bashkëpunim me KFOR-in, është pajisja me njohuri të reja si dhe avancimi dhe ngritja profesionale e pjesëtarëve  të saj.

Në kuadër të këtij trajnimi kanë marrë pjesë dy pjesëtarë të MFSK/FSK-së, të cilët kanë perfeksionuar njohuritë e tyre në lëmin e logjistikës.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30