Ministri i FSK-së Rrustem Berisha pati disa takime në Konferencën e Halifaksit

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha takohet me Ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë  Harjit Sajjan

Ministri i  FSK-së, Rrustem Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, është takuar me homologun e tij kanadez, Harjit Sajjan të cilin e ka njoftuar për procesin e tranzicionit të FSK-së, të arriturat dhe sfidat e kësaj force. Ministri Berisha e siguroi  homologun e tij, se FSK-ja do të vazhdoj të mbetet forcë profesionale, multietnike, gjithëpërfshirëse, në shërbim të gjithë qytetarëve të saj dhe e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Ministri Berisha ka falënderuar ministrin Sajjan, për mbështetjen e palëkundur të Kanadasë në dy dekadat e fundit, me theks primar tek ndërhyrja humanitare e NATO-së, pranimin e shtatë mijë refugjatëve nga Kosova në Kanada dhe kontributin e forcave kanadeze në kuadër të KFOR-it. Ministri Sajjan ka shprehur vlerësimin e tij për miqësinë e fortë dhe në rritje të Kanadasë me Kosovën. Ai ka përgëzuar arritjet e FSK-së, sidomos inkuadrimin e komuniteteve si dhe përfshirjen e grave në këtë forcë. Ministri Sajjan ofroi përkrahjen e tij për procesin aktual dhe siguroi se Kanadaja do të jap mbështetjen e saj për rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO. Për fund Ministri Berisha e ftoj mikun kanadez që të vizitoj Kosovën gjatë vitit të ardhshëm me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.



Takim i përbashkët i Ministrit dhe Komandantit të FSK-së me Ministrin e Mbrojtjes së Turqisë.

Ministri Berisha dhe Komandanti Rama në margjina të Forumit të Sigurisë në Kanada, janë takuar me Ministrin turk të Mbrojtes z.Hulusi Akar. Ata e informuan Ministrin turk për procesin e tranzicionit të FSK-së dhe kërkuan përkrahjen në këtë rrugëtim, të Turqisë. Të dy vlerësuan lartë mbështetjen e deritanishme të shtetit turk ndaj FSK-së, dhe kërkuan që të vazhdohet me këtë qasje. Ministri i Mbrojtjes Akar, siguroj Ministrin Berisha dhe Komandantin Rama se Turqia do të jetë në krahë të Kosovës sic ka qenë në vazhdimësi.



Takim me Ministrin e Mbrojtjes së Lituanisë, Raimundas Karoblis

Në margjina të Forumit të Sigurisë në Halifax të Kanadasë,  ministri i FSK-së, Rrustem Berisha ka takuar homologun e tij Lituanez, Raimundas Karoblis, të cilin e ka informuar për procesin e tranzicionit të FSK-së dhe situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Ai e siguroj Ministrin e Lituanisë se FSK-ja do të ndërmarrë një tranzicion gradual dhe në harmoni me partnerët ndërkombëtar, ndërkaq do të zhvillohet akoma më shumë si një forcë profesionale, e cila reflekton diversitetin e popullit të Kosovës dhe do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve pa dallime. Ministri Berisha shprehu qëndrimin se FSK-ja dëshiron të jap kontributin e saj, jo vetëm për paqen dhe stabilitetin rajonal por dhe në misionet paqeruajtëse në të ardhmen. Ministri Mbrojtjes Karoblis siguroj se Lituania do të vazhdoj të përkrahë Kosovën, siç ka bërë deri tani, në kuadër të NATO-së si dhe në aspektin bilateral përmes ofrimit të trajnimeve për oficerët e FSK-së.



Takim i përbashkët i Ministrit dhe Komandantit të FKS-së me Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të NATO-së znj. Rose Gottemoeller.

Në Halifax, në margjina të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë, Ministri i FSK  Rrustem Berisha dhe Komandanti Gjenerallejtënant Rrahman  Rama, kanë zhvilluar një takim të përbashkët me Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-së znj. Rose Gottemoeller. Ata e informuan gjerësisht, Zëvendëssekretaren për tranzicionin e FSK-së si dhe e siguruan atë se FSK-ja do të vazhdoj të mbetet forcë e përkushtuar, gjithëpërfshirëse dhe profesionale, sipas standardeve të NATO-së. Ministri Berisha dhe Komandanti Rama e informuan numrin dy të NATO-së, për sfidat aktuale me të cilat po përballët Forca e Sigurisë, sidomos për qasjen destruktive të Serbisë, për të dekurajuar përmes shantazheve, pjesëtarët e kësaj force nga komuniteti serb. Të dy e siguruan znj. Gottemoeller se FSK-ja nuk do të zmbrapset nga kjo fushatë dekurajimi, përkundrazi do t’u qasen akoma më shumë komunitetit serb për ti siguruar se FSK-ja është dhe do të mbetet forcë e gjithë popullit të Kosovës dhe do të jetë në shërbim të tyre si dhe të paqes dhe stabilitetit në rajon. Nga ana e saj, znj. Gottemoeller, u interesua për marrëdhënien e FSK-së me KFOR-in dhe NATO-në, si dhe ri-afirmoj qëndrimin e NATO-së, karshi proceseve nëpër të cilat po kalon FSK-ja.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31