Certifikohen 167 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në fusha të ndryshme

Në ambientet e kazermës ,,Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, sot u mbajt ceremonia e certifikimit të 167 pjesëtarëve të cilët përfunduan me sukses; shtatë lloje të ndryshme të kurseve, si: Kursi i Avancuar i Liderit, Kursi i Liderit Luftarak, Kursi Bazik i Nënoficerit, Kursi i Logjistikes, Kursi i Komunikimit, Kursi Transport dhe Mirëmbajtje, Kursi –Reaguesi i Parë në Fushëbetejë. Të gjitha kurset janë përmbyllur me ushtrimin e përgjithshëm fushor ,,Skënderbeu 2018-2”

Në ceremoni të pranishëm ishin: Zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore  gjeneral brigade Xhevahir Geci, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Irfete Spahiu, komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejt gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj, komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacioneve gjeneral brigade Naim Haziri, oficerë, nënoficerë të FSK-së dhe NALT-it, si dhe instruktorët të cilët mundësuan realizimin e këtyre kurseve.

Zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore, gjenerali Xhevahir Geci e vlerësoi lartë bashkëveprimin e njësive dhe pjesëtarëve të FSK-së, për të shtuar se,, si zëvendëskomandant i KFT-së, jam shumë krenar me bashkëveprimin e njësive dhe pjesëtarëve tanë brenda për brenda FSK-së, por njëkohësisht vlerësoj se çdo ditë e më shumë pjesëtarët tanë po qëndrojnë krah për krah me partnerët tanë në trajnime dhe gara të ndryshme“.  Ushtrimin fushor ,,Skënderbeu 2018-2” gjeneral Geci e cilësoi si një nga trajnimet mjaftë të rëndësishme. „Ushtrimi “Skënderbeu 2018-2” synon të rrisë ndërveprushmërinë, të testojë aftësitë ushtarake dhe të koordinojë punën ekipore. E krejt këto janë shumë të rëndësishme për aftësimin profesional të pjesëtarëve tanë në lami të ndryshme dhe gjithsesi shumë të nevojshme për funksionimin e mirëfilltë të forcës sonë”.

Ndërsa, në fjalën e saj, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) gjeneral brigade Irfete Spahiu, tha: Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes përfaqëson një sistem të plotë të arsimimit dhe stërvitjes individuale e kolektive për Forcën e Sigurisë së Kosovës. I gjithë fokusi dhe përqendrimi ynë është ndërtimi dhe zhvillimi i sistemit të edukimit dhe trajnimit të  FSK-së“.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, gjeneral Spahiu tha: „Përkushtimi dhe mbështetja ime dhe stafit të KDS-së, do të jetë permanente, që FSK-ja dhe pjesëtaret e saj, të jenë sa më profesional, dhe, që çdo pjesëtar i yni të ndihet krenar për faktin që shërben në uniformën e FKS-së, për vendin dhe popullin tonë“.

FSK-ja rëndësi të veçantë po i kushton trajnimit dhe edukimit të pjesëtarëve të saj andaj përfundimi i këtyre kurseve cilësohet si një e arritur e radhës për pjesëtarët e FSK-së, të cilët ç’do ditë e më shumë po avancohen në ngritjen profesionale dhe ushtarake.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30