Sekretari i përgjithshëm i MFSK-së po merr pjesë në ,,Konferencën vjetore të NATO-s ’’

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), z. Shkelzen Sylaj i shoqëruar nga sekretari personal z. Florin Hoxha, po merr pjesë në "Konferencën vjetore të NATO-s për Ngritje të Integritetit " (NATO Anual Defence Confernce for Building Integrity) , që po mbahet në Kolegjin e Mbrojtjes të NATO-s (NATO Defence College) në Romë, Itali, me organizim të NATO - s dhe mbështetje të CIDS (Qendra Norvegjeze për Ndërtimin e Integritetit në Sektorin e Mbrojtjes) nga Norvegjia.

Fjalimin kryesor gjatë punimeve të  kësaj konference e mbajti Sekretari i përgjithshëm i MFSK -së z. Shkelzen  Sylaj, i cili i njoftojë të pranishmit me të arriturat e MFSK – së në ngritjen e  integritetit. Ai po ashtu, ka ofruar kapacitetet profesionale të Ministrisë së FSK-së në përkrahje të shteteve që janë në fazën e hartimit të planit të integritetit në  institucionet e tyre.

Në këtë konferencë po marrin pjesë ekspertë nga vende të ndryshme anëtare të Aleancës Veri-Atlantike-të NATO-s si dhe përfaqësues të institucioneve nga shtetet aspiruese, duke përfshirë këtu edhe shtetet nga rajoni, si Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina etj.

Konferenca vjetore e NATO-s për Ngritje të Integritetit (NATO Anual Defence Confernce for Building Integrity)  ka filluar dje më  10 tetor dhe do të përfundojë punimet sot, më 11 tetor 2018.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31