Ministri Berisha dhe ambasadori O’Connell nënshkruan amendamentin për vazhdimin e marrëveshjes së bashkëpunimit

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zotëri Rrustem Berisha dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, zotëri Ruairi O’Connel nënshkruan sot në ambientet e MFSK-së amendamentin e Marrëveshjes Bilaterale të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për FSK-në dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, të nënshkruar në vitin 2009.

Fillimisht, në takimin e përbashkët të ministrit Berisha dhe ambasadorit O’Connel u bisedua për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve me theks të veçantë për marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe për gatishmërinë e të dyja palëve që këto marrëdhënie të ngritën në nivel edhe më të lartë në të ardhmen.

Me këtë rast, ministri Berisha shprehu mirënjohjen për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut dhe qeverisë së saj si partner strategjik i Republikës së Kosovës; për përkrahje gjatë gjithë procesit historik të lirisë, pavarësisë dhe tani në synimin e Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Ministri Berisha sidomos e theksoi rolin kyç të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të FSK-së për shkollime, trajnime dhe ushtrime fushore. Ministri me theks të veçantë përmendi kontributin në rrafshin diplomatik e këshillues përmes ushtarakëve dhe personelit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë dhe FSK-në, duke përfshirë edhe këshilltarin bilateral në ministri e gjithashtu edhe atasheun e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut në Republikën e Kosovës.

Nga ana e tij, ambasadori O’Connel e përgëzoi ministrin Berisha për angazhimin dhe sukseset konkrete të FSK-së, sidomos për suksesin e treguar në integrimin e komuniteteve jo shumicë në FSK.

Në fund, ministri Berisha dhe ambasadori O’Connel nënshkruan amendamentin e Memorandumit të Bashkëpunimit për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30