Fillon rregullimi i rrugës në Budisalc të Klinës

Në bazë të bashkëpunimit të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) me institucionet e vendit dhe të marrëveshjes me Komunën e Klinës, IOM-in, Ministrinë për Komunitete dhe Kthim dhe Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Batalioni i Xhenios i FSK-së filloi sot punimet në rregullimin e rrugës në fshatin Budisalc të Komunës së Klinës, në gjatësi prej 400 metrave. 
 
Në këtë ngjarje morën pjesë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ruairi O’Conell, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, zëvendëskomandanti i KFT-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, përfaqësues të IOM-it, Ministrisë për Komunitete dhe oficerë të KFOR-it dhe të FSK-së.
 
FSK-ja në kuadër të misionit të vet, vazhdon t’iu kushtojë rëndësi realizimit të projekteve të ndryshme humanitare të cilat janë në shërbim të komuniteteve pa dallim etnie.
 
Qëllimi i këtij projekti është lehtësimi i qarkullimit të banorëve të fshatit për në Manastirin e Budisalcit.
 

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31