Gjeneral Hazrolli priti në takim lamtumirës nënkolonelin Gregor Lindsay

Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore(KFT) të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli priti sot në takim lamtumirës këshilltarin e komandantit të FSK-së, nënkolonelin Gregor Lindsay, i cili e përfundoi misionin e tij në Kosovë dhe pasuesin e tij, nënkolonelin Paul Stainthorpe.

Me këtë rast, zëvendëskomandanti i KFT-së, gjenerali Hazrolli, falënderoi nënkolonelin Lindsay për punën dhe angazhimin e tij, në mbështetje të FSK-së, këshillimin  dhe avancimin e saj në të gjitha fushat  dhe njëherësh i dëshiroi shëndet dhe suksese në karrierë. Gjenerali Hazrolli gjithashtu falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën e pakursyer që po i jep Kosovës në vazhdimësi dhe angazhimin e veçantë për ngritjen profesionale të oficerëve e nënoficerëve të FSK-së.

Në fund të takimit u shpreh gatishmëria nga të dy palët për të vazhduar me punët të cilat e presin Forcën e Sigurisë së Kosovës në fazën e transformimit dhe avancimit të vazhdueshëm në të ardhmen.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31