Forca e Sigurisë së Kosovës ndihmon Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Batalioni i Xhenios i Forcës së Sigurisë ës Kosovës, së bashku me ekipet mbështetëse për komunikim, ekipin mjekësor, ekipin e Policisë së Forcës si dhe ekipin e specialistëve për ndërtim, ditë më parë u dislokuan në Republikën e Shqipërisë për t’iu  dalë  në ndihmë Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).

Pas dislokimit në Shqipëri, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Forcat e Xhenios të Ushtrisë së Shqipërisë, kanë filluar me punë konkrete në terren.  Pjesëtarët e FSK-së gjatë qëndrimit atje kanë kryer një numër të madh të aktiviteteve si: transportimin e urës lëvizëse metalike 52 metra të gjatë, të cilën e kanë shkarkuar në Batalionin e Xhenios së FARSH-së. Së bashku me specialistë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë bërë vlerësimin e terrenit;   rikonicionin e tetë (8) urave të dëmtuara nga përmbytjet e fundit në rajone të ndryshme të Shqipërisë; kanë identifikuar lokacionin në rajonin e Korçës mbi lumin Devoll, ku kanë vendosur urën e  FSK-së në gjatësi prej 52 metrash. Po ashtu pjesëtarët e FSK-së  kanë ndihmuar xhenierët e Ushtrisë së Shqipërisë në vendosjen e një ure në Dropull të Gjirokastrës.

Ekipet e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) kanë ndihmuar Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në rajone të ndryshme të Shqipërisë, pas vërshimeve të mëdha që ndodhen atje.  FSK-ja në rast nevoje është e gatshme që t’u përgjigjet, qoftë me personel, qoftë me pajisje teknike,  kërkesave shtesë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30