Gjeneral Cikaqi priti gjeneralin Hoffmann

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj (KDS), gjeneral brigade Enver Cikaqi, priti në vizitë zyrtare drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT-it), gjeneral brigade  Ralf  Hoffmann.

Gjeneral Cikaqi e njoftoi gjeneralin Hoffmann për angazhimet e KDS-së, trajnimet si dhe aktivitetet që zhvillohen në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in dhe ekipet e NALT-it.

Gjenerali Hoffman takoi edhe stafin e lartë të KDS-së, si dhe pjesëtarët tjerë të FSK-së të cilëve ju shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar edhe në të ardhmen kudo që paraqitet nevoja.

Gjeneral Cikaqi falënderoi gjeneralin Haffman për angazhimin dhe ndihmën e oficerëve të NALT-it. Ata u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen me qëllim të realizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Më pas vizituan ambientet e KDS-së, ku patën mundësi që  nga afër t’i shohin fushat e stërvitjes dhe aktivitet e pjesëtarëve të FSK-së. Me këtë rast gjenerali Hoffmann u shpreh: “ndjehem i mahnitur me atë që po shoh tek instruktorët e KDS-së, përkushtimin dhe angazhimin e tyre”.

Ekipet e NALT-it në vazhdimësi kanë dhënë kontribut në ndihmë KDS-së për nxjerrjen e dokumenteve dhe programeve të stërvitjes, si dhe zhvillimin e ligjëratave nëpër trajnime të ndryshme.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30