Gjeneral Rama merr letër urimi nga gjenerali amerikan Dunfort

omandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pranuar një letër urimi për Ditën e Forcës nga Kryetari i Shefave të Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjenerali i Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneral Joseph F. Dunfort i Riu.

Gjenerali Dunfort, në letër  i shpreh Komandantit të FSK-së dhe të gjithë pjesëtarëve, urimet më të mira dhe të sinqerta me rastin e Ditë së Forcës duke u shprehur: ,, Urime për ju dhe për pjesëtarët e FSK-së për festimin e Ditës së FSK-së’’.

Gjenerali Dunfort, më tej në letrën e tij thekson se ,,Ushtria amerikane çmon partneritetin me FSK-në, dhe udhëheqja juaj shërben si një shenjë udhëzuese për shoqërinë kosovare’’.

Gjenerali amerikan, duke iu drejtuar Komandantit të FSK-së, gjeneral Ramës thekson në letër se ,,Angazhimi juaj për të krijuar një Forcë të integruar tregon se FSK-ja është një lider në iniciativat e reformës shoqërore.’’

Në fund të letrës së urimit, gjenerali amerikan Joseph Dunfort lavdëron edhe përkushtimin e udhëheqjes së FSK-së duke u shprehur:, Më rastin e përvjetorit tuaj ju lavdëroj juve dhe pjesëtarët e FSK në arritjen tuaj në rekrutimin dhe integrimin e 61 serbëve të Kosovës në FSK’’.

Gjeneral Joseph F. Dunford është kryetari i 19-të me radhë i Shefave të Shtabit, është oficeri në rangun më të lartë në SHBA, dhe njëkohësisht këshilltar kryesor ushtarak i Presidentit të SHBA-ve, Sekretarit të Mbrojtjes dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.​

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30