Burim Ramadani - Zëvendëministër -

Burim Ramadani u lind më 14 dhjetor 1981 në Suharekë.

Përvoja e punës përfshin angazhimin në fusha të ndryshme, si në gazetari, institucione qeveritare, në Parlament, ligjërim universitar, publicistikë, konsulencë dhe shoqëri civile.

Është Ligjërues i Sistemit të Sigurisë Kombëtare në Kolegjin ISPE, Prishtinë.

Ramadani është edhe Këshilltar Politik i Kryeministrit të Kosovës, ndërsa paraprakisht, ndër tjera, ka qenë:
- Bashkë-themelues dhe Drejtor i OJQ-së "Security Policy Research Center" - SPRC (2016-2018);
- Deputet i Kuvendit të Kosovës (2011-2014)
- Konsulent në UNDP FERM (2015);
- Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (2009-2015);
- Këshilltar Politik në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, i mbështetur nga "European Center for Minority Issues - ECMI" (2008-2009);
- Këshilltar Politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme (2006-2008);
- Konsulent në Rishikimin Funksional të  Qeverisë, FRIDOM (2008).
- Gazetar në të përditshmen "Zëri" (2004-2006);
- Kolumnist në të përditshme të ndryshme në Kosovë.

Ka botuar një numër Hulumtimesh në fushën e sigurisë dhe Rekomandimesh për Politika të Sigurisë, ndër tjera:
- "Faktorët ndikues në radikalizim" (SPRC, 2017)
- "Ndikimi rus në Kosovë" (SPRC, 2017)
- "Policia Komunale" (SPRC, 2017)

Ka botuar dy libra:
- "Shteti i komuniteteve: në zbatim të modelit Ahtisaari" (2009)
- "Transit" (2014)

Ramadani ka diplomuar në studimet Master në Shkenca Politike, në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2008. Ka diplomuar në studimet Bachelor në Administratë Publike në Universitetin e Prishtinë, në vitin 2004. Në shkollën e gazetarisë "Faik Konica", në vitin 2002.
Ndër specializimet, Ramadani ka kryer programin Trejavor IVLP "Data Protection and Privacy in United States", në vitin 2014. Po ashtu, Programin tremujor në "George C. Marshall - European  Center for Security Studies", në vitin 2007.
Ramadani është i martuar me Lenën dhe ka dy fëmijë, Ana dhe Lum.
Flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe fillestar në gjuhën serbe. 
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31