Njoftim për Komunat e Republikës së Kosovës nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Duke u bazuar në Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Direktivën dhe Doktrinën e Bashkëpunimit Civil – Ushtarak, në Direktivën për Projekte të BCU-së, si dhe në politikën zhvillimore të qeverisjes së mirë të MFSK-së e rritjes së transparencës, ju njoftojmë se: FSK-ja përpos aktiviteteve dhe përgjegjësive tjera të parapara me ligj, është e motivuar që në kuadër të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak të zhvillon edhe projekte (jo të mëdha) edhe me komunitetet dhe Komunat e Republikës së Kosovës.

Projektet tona të përbashkëta kanë për qëllim që përmes punës, të promovojnë vlera të një shoqërie të lirë dhe demokratike, ku qytetari i Kosovës të jetë përfituesi kryesor i këtij lloj bashkëpunimi.

Prioritetet Komunale të këtij bashkëpunimi do të jenë në fokus të  MFSK-së për përpilimin e planit të veprimit për Departamentin e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak për vitin 2015.

Asetet tona teknike dhe humane, të parapara për mbështetje të projekteve, do t’i vejmë në funksion të implementimit edhe të objektivave të Ministrit dhe Komandantit të FSK-së!

Kërkesat që do të rrjedhin për këtë lloj bashkëpunimi duhet të jenë reale dhe në përputhje me mundësitë dhe kushtet e parapara nga Komuna dhe MFSK-ja.

Çdo kërkesë do të analizohet konform prioriteteve të përbashkëta, duke mos u garantuar një mbështetje të domosdoshme. Gjithashtu për projekte të veçanta dhe nevojat emergjente do të inkorporohen ne planin e punës pas realizimit të procedurave.

Përparësi do të kenë ato kërkesa që angazhojnë më shumë faktorë në realizimin e tyre dhe që nuk kanë kosto të lartë financiare.
Kërkesat duhet të adresohen më se largu deri me 30.08.2014, në mënyre që të ketë kohë të mjaftueshme për t’u analizuar dhe më pastaj për t’u futur në planin e veprimit për vitin 2015.

Lidhur me marrjen e vendimit për kërkesën tuaj, nga ana e MFSK-së do të njoftoheni më së largu deri me 02.12.2014.
Së bashku me këtë njoftim gjeni të bashkangjitur edhe formularin standard të kërkesave që duhet të plotësohen.

Sidoqoftë, në rast të situatave emergjente, FSK-ja është gjithmonë e gatshme t’i mbroj dhe asistoj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ju faleminderit për bashkëpunim dhe mirëkuptim!
Me respekt: Hajrush Kurtaj/Drejtor i BCU-së në MFSK
email: [email protected], tel: 03820013521


Shkarko aplikacionin Kërkesë për Projekte drejtuar BCU-së në MFSK


Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO