Ballina BreadCrumbTrailer Arkivi

Arkivi

Shtator 2010
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Gjeneral Selimi priti gjeneralët amerikanë; Ramirez dhe Montgomery

Prishtinë, 08 shtator 2010 - Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Sylejman Selimi me bashkëpunëtor, priti sot, në një vizitë lamtumirëse gjeneral brigade Joe E. Ramirez, zv.drejtor i politikave-planeve dhe të strategjive në Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (i cili shkon në një detyrë të re) si dhe Rear Admiralin Mark Montgomery, i cili do ta zëvendësoj gjeneralin Ramirez, në detyrën e tij, në Komandën Evropiane të SHBA-ve.më shumë

Vizita e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të MFSK-së

Prishtinë, 08 shtator 2010 - Ministri i FSK-së Fehmi Mujota, me dy zëvendësministrat; Behxhet Brajshori e Vlladimir Todoroviq, komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Sylejman Selimi, sekretarin permanent Shkelzen Syla dhe me zyrtarë tjerë të lartë MFSK-së, priti sot në një vizitë pune delegacionin e Komisionit Parlamentar të Kuvendit të Kosovës për Mbikëqyrje të MFSK-së, të kryesuar nga Kryetari i Komisionit zoti Brerim Ramosaj i shoqëruar dhe nga deputet të tjerë, anëtarë të këtij komisioni. Vizita u realizua me ftesë të ministrit Mujota dhe është realizuar në kuadër të bashkëpunimit të rregullt midis MFSK-së dhe Komisionit Parlamentar.më shumë

Ministri Mujota priti anëtaren e Bundestagut gjermane znj. Elke Hoff

Prishtinë, 06 shtator 2010 - Ministri i FSK-së Fehmi Mujota u takua sot me anëtaren e Komitetit të Mbrojtjes në Bundestagun gjerman znj. Elke Hoff, të cilën e njoftoi me punët dhe angazhimet e Ministrisë së FSK-së për ti përmbushur detyrat dhe misionin kushtetues. Ai e falënderoi Qeverinë gjermane për ndihmën e përgjithshme dhënë vendit tonë, dhe për donacionin e vlefshëm me automjete dhënë MFSK-së.më shumë

Ministri MFSK-së, priti komandantin e ri të KFOR-it

Prishtinë, 06 shtator 2010 - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Fehmi Mujota, priti sot, në një takim pune komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin gjerman Erhard Buhler. Ministri Mujota, pasi i uroi zgjedhjen e tij, në detyrën e komandantit të KFOR-it, gjeneralin Buhler e njoftoi me të arriturat e FSK-së, në të gjitha lëmit, në përmbushjen e detyrave dhe të obligimeve kushtetuese, si dhe për punën e vazhdueshme që po bënë Ministria dhe FSK-ja, për plotësimin e kapaciteteve të plota operacionale. më shumë

FSK merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandantëve të KFOR-it

Prishtinë, 3 shtator 2010 - Në ceremoninë e ndërrimit të Komandantëve të KFOR-it, kanë marrë pjesë udhëheqja më e lartë e MFSK-së, ministri F. Mujota, zëvendësministrat Brajshori e Todoroviç, komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant S. Selimi, komandanti i Forcës Tokësore Gjeneral Rr. Rama, si dhe gjeneral e oficerë tjerë të lartë të FSK-së. më shumë

previous

Lajmet 1-5 Nga 6

next

Ditari i Ministrit: