Ministri i FSK-së Agim Ҫeku kërkoi antarsimin në “Karta e Adriatikut”

Prishtinë, 29 mars 2012 - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), Agim Çeku ishte pjesmarrës aktiv në të gjitha sesionet e Konferencës së ministrave të Mbrojtjes të rajonit, “SHBA-Karta e Adriatikut”, e cila përfundoi punimet sot në Shkup, me nëshkrimin e nje deklarate të përbashkët nga vendet anëtare të “SHBA-Karta e Adriatikut”.

Ministri Ҫeku krahas të gjithë Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të rajonit, në fjalën e tij në sesionin e parë të Konferencës foli për zhvillimin dhe ngritjen e FSK-së, si edhe paraqiti kërkesën e arsyeshme dhe të argumentuar për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në “Adriatik 5” si të gjitha shtetet tjera të rajonit.

Po ashtu edhe zonja Celeste Wallander, zëvëndës Sekretare e Mbrojtjes së SHBA-ve për Rusinë, Ukrainën dhe Euro-Azinë, në diskutimin e saj mbështeti anëtarësimine e Kosovës në këtë mekanizëm rajonal.

Ministri i FSK-së, Agim Ҫeku, gjatë punimeve të konferencës zhvilloi edhe një takim dypalësh me ambasadorin Huseyin Dirioz, asistent Sekretar Gjeneral për Planifikim dhe Politika të Mbrojtjes pranë selinë së NATO-s, në Bruksel.

Vendet anëtare të “SHBA-karta e Adriatikut” si Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, si dhe SHBA-të, nënshkruan një deklaratë të përbashkët në të cilën theksohen vizioni i këtij organizmi rajonal të mbrojtjes.

Konferenca rajonale e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të rajonit filloi mbrëmë me takime bilaterale dhe përfundoi sot me sesione plenare, në të cilën diskutuan për probleme të përbashkëta të gjithë Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të rajonit të Ballkanit përendimor, si edhe ekspert të fushës së sigurisë nga shumë vende të Evropës.

Konferenca e ardhëshme e Ministrave të Mbrojtjes parashihet të mbahet në Bosnje dhe Hercegovinë, ku pritet që Republika e Kosovës të jetë anëtare me të drejta të plota.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31