FSK trajnohet nga Ushtria e Turqisë për Operacione Mbështetëse të Paqes

Prishtinë, 22 mars  2012 - Ministri Agim Çeku dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati, në një ceremoni rasti në kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore(KFT), sot me 22 mars 2012,  përcollën një Togë prej 33 pjesëtarëve për trajnim për Operacione Mbështetëse të Paqes në Turqi.

Me këtë rast ministri i FSK-së, Agim Çeku u shprehë se ndjehet tejet i lumtur që Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë, kanë ofruar mundësi trajnimi për FSK-në, që të trajnohet për Operacione Mbështetëse të Paqes, dhe kjo po ndodh pikërisht në repartet dhe pilogonet ushtarake të Ushtrisë së Turqisë, tha ministri i FSK-së, Çeku. Po ashtu ministri Agim Çeku shtoi se kjo mundësi për trajnimin e një Togu prej 33 pjesëtarëve në të gjitha lëmit dhe aktivitetet të cilat nevojiten për trajnimin e pjesëtarëve për pjesëmarrje në operacionet paqësore kudo nëpër botë.

Në ceremoninë e Përcjelljes së Togut të FSK-së për në Republikën e Turqisë, mori pjesë edhe Kolonel Yucel Keles, përfaqësues i Ushtrisë Turke në Kosovë, i cili shprehu kënaqësinë që ky projekt që buron nga Marrëveshja Bilaterale e Bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Turke po realizohet dhe se trajnimi i FSK-së për Operacione Mbështetëse të Paqes është njëra prej formave të mbështetjes që Ushtria e Republikës së Turqisë ka ofruar për FSK-në.

Togu i Forcës së Sigurisë të Kosovës, (33 pjesëtarë), të cilët sot udhëtuan për në Turqi, do të zhvillojë një trajnim (nga data:  22 mars e deri më 26 prill), në Brigadën e 28 të Korpusit të Tretë të Forcave të Armatosura të Ushtrisë së Turqisë dhe në Qendrën e Partneritetit për Paqe, në Ankara.

Qëllimi i këtij trajnimi është përgatitja e pjesëtarëve të FSK-së, për Operacione Mbështetëse të Paqes. Trajnim realizohet në bazë të Marrëveshjes për Bashkëpunim në mes të FSK-së dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31