Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës z. Rrustem Berisha u prit nga Sekretarja e Shtetit pranë Ministrisë së Armatave të Francës znj. Geneviève Darrieussecq

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Rrustem Berisha, u prit sot në Paris nga Sekretarja e Shtetit pranë Ministrisë së Armatave të Francës, znj. Geneviève Darrieussecq.

Në një takim miqësor u evokuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe u bisedua për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ministri Berisha e njoftoi ministren franceze për të arriturat dhe synimet e FSK-së.

Znj. Darrieussecq e përgëzoi ministrin për sukseset, sidomos në integrimin e komuniteteve joshumicë.

Franca është partner i rëndësishëm i Kosovës dhe vizita e ministrit Berisha bëhet në prag të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, për t’i shprehur mirënjohje Francës për kontributin e saj në rrugëtimin e Kosovës.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31