Komandanti i FSK-së merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Komandën e Forcave Ajrore të NATO-s

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Komandantit të Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjeneral major Timothy McGuire, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Zjarrit Luftarak në Komandën e Forcave Ajrore të NATO-s në Gjermani.

 Në Forumin Ndërkombëtar morën pjesë përfaqësues ushtarakë të më se njëzet vendeve anëtare të NATO-s, ku u diskutua lidhur me trendët e reja në teknologjinë e zjarrit luftarak, ndërveprueshmërinë e zjarrit indirekt në fushat luftarake, si dhe për mësimet e mësuara nga operacionet e tanishme.

 Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama ka falënderuar përfaqësuesit e Ushtrisë Amerikane për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për mundësitë e gjithanshme që po merr nga partnerët strategjikë në të mirë të avancimit dhe zhvillimit profesional të FSK-së.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31