Komandanti i FSK-së mori pjesë në ceremoninë e pensionimit të gjeneralit Frederick ‘Ben’ Hodges

Komandanti i Forcës të Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama,  ishte pjesëmarrës në ceremoninë e përfundimit të detyrës  dhe pensionimit të komandantit të Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Frederick Benjamin “Ben” Hodges, e cila u mbajt në Gjermani.

Komandanti i FSK, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me këtë rast e ka  falënderuar   gjeneralin Hodges për mbështetjen  e pakursyer të tij dhe të Komandës Amerikane për Evropë, për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës në përgjithësi dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në veçanti.

Gjatë kësaj ceremonie komandanti i FSK-së Rrahman Rama ka takuar edhe  Komandantin e  Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe Komandant Suprem i  Forcave Aleate të NATO-s,  gjeneral Curtis M. Scaparrotti, si dhe  disa shefa të Mbrojtjes të vendeve partnere. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31