Garda Kombëtare e Ajovës mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës

Ekipe të shtabit të Gardës Kombëtare të Ajovës në mbështetje të shtabit të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së po zhvillojnë punëtorinë me temë ,,Udhëheqësit Shtabor”.  Fokus  i tyre është mbështetja e të gjitha departamenteve të KFT-së, në zhvillimin, avancimin dhe përafrimin e standardeve me Gardën Kombëtare të Ajovës,  bazuar edhe në  partneritetin  FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës dhe të dy  komandantëve; komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant  Rrahman  Rama  dhe komandantit të Gardës së Ajovës, gjeneral major Timothy Orr.

Ekipi i Gardës Kombëtare të Ajovës i udhëhequr nga  shefi i shtabit kolonel  Michael Schlorholtz dhe stafi i tij u pritën  nga  ZV. komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli,  stafi i KFT-së  dhe nga përfaqësues të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu, një ekip nga Garda Kombëtare e Ajovës i udhëhequr  nga  COL Damian Donahoe nga  dt.11.09.2017 është duke e mbështetur personelin e KFT-së në fushën e menaxhimit të  burimeve njerëzore (menaxhimi i ciklit jetësor), i cili po zhvillon  diskutime  me stafin nëpër të gjitha njësitë lidhur me sfidat dhe sukseset e arritura.

Gjeneral Hazrolli,  duke ju dëshiruar mirëseardhje ekipeve të Gardës  së  Ajovës, falënderoi gjeneralin Timothy Orr për krijimin e mundësive për bashkëpunim dhe ndarje të përvojave   me shtabin e KFT-së.  Ai njëherësh, para tyre, shprehu dhimbjen dhe përkrahjen e  tij dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së  për katastrofën që ndodhi këto ditë  në SHBA nga uragani ,, Irma”

Partneriteti i krijuar në mes Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përafruar vendet tona, dhe tashmë Kosova dhe Amerika nuk janë larg me njëra tjetrën,  duke bashkëpunuar në të gjitha fushat me interes të përbashkët, u shpreh  Hazrolli.

Ndërkaq, koloneli Michael Schlorholtz u shpreh se ndjehet mjaft i emocionuar  për vizitën. Ai veç tjerash tha:  “Është hera e parë që jam këtu në Kosovë fizikisht, por  jam i njoftuar  shumë me aktivitetet  dhe partneritetin. Shpreh kënaqësinë time për bashkëpunimin dhe ndarjen  e përvojave me ju, pasi që edhe  ne kemi sfida sikurse edhe ju”.

Më pas, kolonel Jeton Dreshaj, përmes një informimi të shkurtër i njoftoi të pranishmit me  objektivat e komandantit  të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe  me fushat të cilat janë me interes të trajtohen gjatë kësaj punëtorie, si: Operacionet  dhe trajnimet, parapërgatitja  për dislokime, koordinimi me agjencitë e ndryshme në rasë krizash, zhvillimi i karrierës, inteligjenca, mirëmbajtja, sistemet e komunikimit, EOD, kërkim –shpëtimi (K9) MKAB etj. .

Punëtoria do të vazhdojë punimet  deri më 15.09.2017, ku do të ketë vizita në njësit e FSK-së për të parë nga afër punën, pajisjet  dhe procedurat standarde operative  që zbatohen  në FSK.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO